"Radhima Ring"

Një projekt modern turistik që bashkon elegancën e arkitekturës bashkëkohore me bukurinë natyrore të bregdetit të Vlorës.

I pozicionuar vetëm 200 metra larg detit dhe 13.7 km nga qendra e qytetit, ky kompleks ofron qetësinë e Radhimës të shoqëruar me akses të lehtë drejt jetës dinamike urbane.

Karakteristikat kryesore të projektit:

Strukture hoteleiere dhe rezidencë turistike, e përbërë nga 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.

Dy pishina moderne, të dedikuara për relaks dhe argëtim.

Sipërfaqe trualli: 7,236 m²

Sipërfaqe ndërtimi: 5,346 m²

Projektuar nga studio prestigjioze Ark Sofia Albrigo, me një vizion që ndërthur funksionalitetin me estetikën.
Ky projekt synon të bëhet një pikë referimi për turizmin cilësor në jug të Shqipërisë, duke ofruar një eksperiencë të veçantë jetese dhe pushimi pranë bregdetit të mrekullueshëm të Radhimës.

Vlorë-Radhimë
Shiko Projektin e Detajuar