Një kompleks rezidencial modern, i konceptuar për të sjellë një standard të ri jetese urbane në zemër të Vlorës.
I pozicionuar në rrugën “Zenel Murra”, pranë bishtit të kalldrëmit, ky projekt ofron akses të menjëhershëm në Bypass-in e Vlorës, afër qendrës së qytetit dhe në një distancë të shkurtër nga të gjitha shërbimet kryesore, duke kombinuar komoditetin urban me një stil modern të jetesës.
Karakteristikat kryesore të projektit:
Kompleks rezidencial me dy objekte, përkatësisht 11 dhe 13 kate mbi tokë, si dhe 2 kate nëntokë të dedikuara për parkim dhe shërbime.
Vendodhje strategjike, që ofron qasje të lehtë në infrastrukturën rrugore dhe pikat kryesore të qytetit.
Një projekt unik, që sjell pamje moderne urbane dhe rrit vlerën arkitekturore të zonës.
Projektuar nga Ark. Sofia Albrigo, me fokus në funksionalitet, estetikë dhe cilësi ndërtimi.
Altera Residences nuk është thjesht një kompleks banimi, por një hap drejt një mënyre jetese më komode, moderne dhe të lidhur me ritmin e qytetit.